Kandidatja për postin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, tha në një seancë dëgjimore se do të angazhohet për të forcuar sigurinë e bllokut evropian, dhe do të bashkëpunojë me fqinjët që ndajnë vlera të përbashkëta, si dhe kanë aspirata për anëtarësim në bllokun evropian. Seanca dëgjimore u zhvillua në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, i cili duhet ta konfirmojë Kallasin për postin e nominuar.