Zëvendës/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë konferencës për analizën vjetore të ministries këtë të hënë, ka njoftuar se këtë vit do të nisë puna për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës. Duke treguar se si trafiku në këtë aks rrugor është rritur ndjeshëm, nga 30 mijë mjete në ditë në një rekord prej 90 mijë mjetesh. Autorstrada Tiranë – Durrës parashikohet të ketë tri korsi dhe një korsi emergjence. Ndërsa për mjetet që shkojnë drejt jugut do të zhvendosen në Kashar – Lekaj, duke shmangur kështu futjen në Tiranë.