Tensionet politike pritet të shtohen edhe më shumë, ndonëse duhen edhe dy javë që fushata elektorale të nisë zyrtarisht. Liderët e partive më të mëdha politike kanë replikuar në distancë mes tyre për emrat që ata dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si deputetë të ardhshëm, dhe secili i ka konsideruar si skuadra fituese. Pas Ramës, ishte Basha që pasditen e kësaj të marte doli në një konferencë për shtyp, duke u ndalur tek detaji me listat, dhe për të cilat tha se ato janë diferenca.