Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka reaguar pas akuzave mbi listat me të cilat po zhvillohen zgjedhjet për kryetarët e degëve. Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ervin Minarolli sqaron se listat zgjedhore të vëna në dispozicion të Komisioneve zgjedhore të degëve, janë listat e vitit 2019, të gjendura në bazën e të dhënave të PD. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Minarolli shton më tej se kësaj liste i janë shtuar edhe pjesëmarrësit në referendumin e datës 18 dhjetor 2021 në të cilin, sipas tij, votuan të gjithë anëtarët ndër vite që dispononin kartat e anëtarësimit të Partisë Demokratike.