Gazment Koduzi, nga komisioni Zgjedhor i PD-së për zgjedhjet e kryetarit në një deklaratë për mediat foli në lidhje me procesin e votimit që pritet të zhvillohet nesër. Koduzi u bëri thirrje anëtarëve të PD-së që të marrin pjesë e të shprehin vullnetin e tyre. ‘Nesër, në datën 29 Korrik 2023, pas një muaji takime me demokratët të kandidatëve, do të kryhet votimi për Kryetarin e Partisë Demokratike. Qendrat e votimit hapen në orën 08:00 dhe mbyllen në orën 19:00. Informacionin për qendrat e votimit mund ta gjeni pranë Degëve përkatëse ose online në faqen zyrtare të Partisë Demokratike.