Liderët e opozitës në Shqipëri kanë reaguar pas zgjedhjeve të së mërkurës në Maqedoninë e Veriut, ku partia më e madhe opozitare VMRO, arriti të triumfojë në zgjedhje, duke marrë 59 mandate dhe duke u renditur parti e parë. Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar për fitoren kreun e VMRO Kristian Mickovski dhe Presidenten e zgjedhur Gordana Siljanovska-Davkova.