Top News – Zgjedhjet në SHBA/ Sfida e votave me postë
30/06/2020 18:59

Frika për infektimin nga koronavirusi po krijon presion ndaj proceseve elektorale në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që gjithnjë e më shumë amerikanë po votojnë nëpërmjet postës, në shtetet që e lejojnë këtë mënyrë votimi. Rreth 200 mijë votues sfiduan pandeminë e koronavirusit për t’u paraqitur në qendrat e votimit për zgjedhjet paraprake në Kentucky më 23 qershor. Por u hodhën gjithashtu mbi gjysmë milioni vota nëpërmjet postës, duke bërë që rezultatet përfundimtare të mos dihen edhe për të paktën një javë pas zgjedhjeve dhe duke lënë kështu pezull emërimin për kandidatin demokrat për në Senatin amerikan, thotë VOA. Vonesa të tilla në numërimin e fletëvotimeve të dërguara me postë kanë shqetësuar ekspertët e ligjit zgjedhor.Profesori i juridikut në Universitetin e Nju Jorkut, Richard Pildes këmbëngul se votimi fizik është i nevojshëm për zgjedhjet presidenciale të nëntorit."Një nga rreziqet më të mëdha me të cilat përballemi në këto zgjedhje, janë mosmarrëveshjet e mëdha nëse zgjedhjet ishin të ligjshme ose nëse ishin manipuluar apo vjedhur. Është e lidhur me faktin se shumica e shteteve duhet të numërojnë qindra mijëra fletëvotime pas natës së zgjedhjeve. Në një proces që mund të vazhdojë për një javë, mund të zgjasë për dhjetë ditë, që mund të zgjasë edhe më shumë", shprehet ai. Pildes sugjeron që shtetet të modifikojnë afatet dhe rregullat për të lejuar kohë të mjaftueshme para ditës së zgjedhjeve, për të përpunuar fletëvotimet që vijnë me postë.

Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21