Vëzhguesit e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Serbi kërkuan në seancën e Komitetit Evropian të Bundestagut gjerman një hetim gjithëpërfshirës për manipulimet e supozuara zgjedhore. Është në interesin gjerman dhe evropian që "manipulimi masiv zgjedhor" të hetohet nga një mision i pavarur vëzhgues ndërkombëtar i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, tha Viola von Kramon, deputete e të Gjelbërve në BE. Pas seancës së Komisionit të Bundestagut, ajo mori pjesë dhe në debatin për Serbinë në Parlamentin Evropian.