Procesi zgjedhor në Partinë Demokratike mund të përfundojë në gjyq, me objekt pavlefshmërinë e tij. Kjo sepse, sipas statutit të Partisë Demokratike ekziston një organ me emrin Komisioni i Apelimit, që duhet të shqyrtojë çdo ankesë apo kërkesë lidhur me zgjedhjet e brendshme partiake. Në statutin e Partisë është shkruar e zeza mbi të bardhë se ky komision duhet të përbëhet nga pesë anëtarë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar.