Top News – Zgjedhjet në LSI/ Kryemadhi konfirmohet kryetare
22/11/2020 15:09

Monika Kryemadhi do të jetë përsëri kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, pas votimeve ditën e shtunë, Komisioni Zgjedhor i kësaj partie ka deklaruar këtë të dielë, rezultatin e votimit. Ish-deputetja Silva Caka ka njoftuar se Kryemadhi është konfirmuar në krye të LSI-së me 42 807 vota pro, nga 44 413 vota që ishin gjithsej, duke marrë kështu mandatin e dytë në krye të LSI-së. Bazuar në tabelat përmbledhëse të rezultateve, konfirmojmë se ka përfunduar procesi i numërimit të fletëve të votimit për kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nga rezultatet e administruara kanë votuar 44.413 anëtarë nga të cilët 42.807 votuan pro kandidatit për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, zonjën Monika Kryemadhi. 1302 zgjedhës votuan kundër dhe 304 vota rezultuan të pavlefshme. Bazuar në rezultatet e mësipërme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall kryetare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin. Vijon ende procesi i numërimit të votave për delegatët e Konventës Kombëtare, rezultati i cilit do të shpallet menjëherë pasi KQZ të njihet me tabelat përmbledhëse të rezultatit për çdo qendër votimi. Zgjedhjet për drejtuesit e LSI dhe delegatët e Konventës Kombëtare u zhvilluan këtë të shtunë online dhe në qendrat e votimit. Në këto zgjedhje morën pjesë 44.413 anëtarë ose 80.7% e anëtarësisë.

Top Channel/ Incident pas Asamblesë së PS së Tiranës, Rama përshëndet me dorë studentët protestues
21/11 13:30
Top Channel/ “Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama kritikon Veliajn
21/11 13:18
Top Channel/ Rama: Kush sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, nuk do të ketë më vend në PS
21/11 13:10
Top Channel/ Berisha: Regjistrimi i çështjes penale ndaj Spiropalit, përdorim politik i SPAK-ut
21/11 12:43
Top Channel/ Në Asamblenë e PS-së, kryeministri thotë se qytetarët paguajnë “haraçin e pamerituar”
21/11 12:39
Top Channel/ Asambleja e PS-së së Tiranës në Akademinë e Arteve, mbërrin Belinda Balluku
21/11 11:11
Top News- Veliaj mesazh Asamblesë së PS: Historia nuk zëvendësohet nga pushteti i pamerituar
21/11 10:47
Top News- Vjen reagimi i parë nga PS për Elisa Spiropalin, thyhet heshtja nga ana e socialistëve
20/11 20:12
Top Channel/ ‘Kjo që keni sjellë ju është ligj’, Bylykbashi për ‘tubimet’ te Ligjet: Ky një bypass..
20/11 14:14
Top Channel/ Ndryshimet në ligjin për ‘Tubimet’, Komisioni i Ligjeve shqyrton aktin normativ
20/11 13:26
Top Channel/ Miratohen ndryshime në ligjin e Akcizave, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe tatimi…
20/11 10:48
Top Channel/ ‘Ligjet’ votojnë nen për nen ndryshimet në proçedurat Tatimore, opozita kundër
20/11 10:48
Top Channel/ Miratohet në tërësi Ligji për taksat kombëtare të ndryshuara në Republikën e Shqipërisë
20/11 10:37
Top Channel/ Komisioni i Ligjeve voton në tërësi projektligjin për buxhetin 2027
20/11 10:30
Top News- Miratohen kufizimet për protestuesit/ Debate në Komision, PD: Do e çojmë në Kushtetuese
19/11 22:34
Top Channel/ Berisha kërkon rrëzimin e buxhetit, thirrje për protestë më 28 Nëntor
19/11 15:33
Top Channel/ Buxheti 2027, kërkohen shtesa. 8 institucione kërkojnë fonde…
19/11 15:32
Top Channel/ “930 milionë euro para xhepi”, Berisha: Pensionistët marrin vetëm 1% të GDP
19/11 13:27
Top Channel/ Votohet buxheti 10 mld euro, do rikthehet në komisione për t’u shqyrtuar nen për nen
19/11 12:06
Top Channel/ Kuvendi miraton Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta
19/11 09:28