Top News – Zgjedhjet në Kosovë/ Rekomandohet rinumërimi në rreth 500 vendvotime
22/02/2021 15:54

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve në Kosovë do t’i rekomandojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rinumërimin e rreth 500 vendvotimeve nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 14 shkurtit, tha Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ. Sipas tij, QNR-ja bëri rekomandimin pasi këto vendvotime nuk kanë mundur të kalojnë procesin e auditimit. “Arsyet janë të ndryshme dhe kryesisht kanë të bëjnë me bartjen e gabuar të votave në formularin e subjekteve politike dhe formularin e kandidatëve. [Po ashtu] në një numër të madh të vendvotimeve, kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik”, tha Elezi, për të shtuar se KQZ-ja do ta shqyrtojë rekomandimin dhe do të marrë vendim. Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 14 shkurtit, qytetarët kanë votuar në 888 qendra të votimit me 2,382 vendvotime. KQZ tashmë ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve, sipas të cilave, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.85 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 17.41 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.08 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.43 për qind. Në zgjedhje kanë marrë pjesë më shumë se 830 mijë persona me të drejtë vote.

Top News- Goditet grupi i drogës në Korçë/ Financuesit në pranga, organizatorët në kërkim
02/08 18:38
Top Channel/ Dyndje nga Qafë-Thana! Pritje në doganë, puna me 8 sportele. Kalojnë 30 mijë persona
02/08 15:28
Top Channel/ Mësuesit e shqipes në diasporë! Mbi 250 mësues nga 20 vende u mblodhën në Shkodër
02/08 15:23
Top News – Bankers, gati për ‘Shqipërinë 2030’. Deklarata e kompanisë për arbitrazhin dhe hetimet
02/08 15:13
Top Channel/ “Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Përfituar në kundërshtim me ligjin
02/08 15:06
Top Channel/ Rumun në Vlorë! U kontraktua nga “djemtë e Dubait” për të eliminuar informatorin e…
02/08 15:02
Top News- DailyMail, reportazh në Has/ ‘Gra të vetmuara dhe fëmijë që nuk njohin baballarët e tyre’
02/08 14:41
Top News- Grabiti hotele, vila e biznese/ Vihet në pranga 21-vjeçari në Durrës
02/08 13:47
Top News-Aksioni për lirimin e pronës publike. Rama: Ngrehinat do zhbëhen derisa të vendosen kufijtë
02/08 13:05
Top News- Mashtruan gjermanët përmes ‘Call Center’/ GJKKO lë në burg 4 anëtarë të grupit kriminal
02/08 12:53
Top News- Qëlloi me armë zjarri drejt një banese/Arrestohet 18-vjeçari, kishte konflikte me komshiun
02/08 12:31
Top News – ‘Goditja e fundit për blegtorët’. PD për aksionin ndaj qumështit dhe mishit pa faturë
02/08 12:30
Top News – Zjarret dogjën ullinjtë në Delvinë. PD kërkon dëmshpërblim të plotë për fermerët
02/08 12:29
Top Channel/ Në turizëm punojnë të huaj, plotësojnë mungesat për fuqi punëtore në hotele
02/08 12:28
Top Channel/ Shkollimi ushtarak, aplikimet në Akademinë e Forcave të Armatosura të hapura deri nesër
02/08 12:22
Top News – Bonusi nuk rriti bebet. Nga 2018 deri në 2024, numri i lindjeve ra 25 për qind
02/08 12:11
Top News- 29 sulme kibernetike në tre muaj/ Më i rëndi ndaj sistemit të Bashkisë Tiranë
02/08 12:09
Top Channel/ “Gjadri”, zemërohet Meloni: Vendimi dobëson politikat kundër emigracionit të paligjshëm
02/08 12:02
Top Channel/ Fluks në Qafë Thanë, udhëtarët nga Maqedonia presin në radhë për të hyrë në Shqipëri
02/08 11:28
Top News- Fluks automjetesh në pikën kufitare të Qafë Thanës, punohet me 4 sportele për udhëtarët
02/08 11:25