Këtë të diel në Kosovë po zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kutisë së votimit i është drejtuar edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili pasi ushtroi të drejtën e votës i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë, pasi sipas tij pjesëmarrja masive do të garantonte cilësinë dhe legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve. Kryeministri i Kosovës, Kurti votoi në qendrën e votimit në Fakultetin e Ekonomisë në Prishtinë.