Top Channel/ Kosovë, 100 prokurorë në terren, policia masa shtesë: Nuk do lejojmë manipulime!
28/12/2025 11:21

Institucionet e drejtësisë dhe sigurisë në Kosovë kanë intensifikuar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme te pergjithshme. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një proces zgjedhor të rregullt dhe për të mbrojtur vullnetin e lirë të qytetarëve. Sipas njoftimit zyrtar, rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial do të jenë të angazhuar në të gjithë territorin e vendit gjatë ditës së zgjedhjeve dhe deri në përfundimin e plotë të procesit. Prania e tyre ka për qëllim reagimin e menjëhershëm dhe trajtimin ligjor të çdo parregullsie apo dyshimi për keqpërdorim të votës. Prokurori i Shtetit ka apeluar për bashkëpunim të gjerë, duke ftuar qytetarët, subjektet politike, institucionet dhe organizatat e ndryshme që të raportojnë çdo rast të mundshëm manipulimi apo shkeljeje të ligjit zgjedhor, pa dallim se nga kush vjen. Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është në zbatim të urdhrit operativ për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, i cili synon garantimin e rendit, sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor. Në këtë kuadër, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë janë zhvilluar dy takime koordinuese. Takimi i parë u mbajt me drejtuesit rajonalë dhe drejtuesit e departamenteve policore, ndërsa në takimin pasues morën pjesë edhe përfaqësues të organeve të drejtësisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe institucione të tjera relevante, përfshirë ato ndërkombëtare. Gjatë këtyre takimeve u diskutuan detajet e planifikimit operacional dhe masat e sigurisë, me theks të veçantë te koordinimi ndërinstitucional gjatë gjithë fazave të procesit zgjedhor. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, prezantoi përgatitjet e deritanishme dhe angazhimin policor si gjatë fushatës, ashtu edhe në ditën e votimit. Ai kërkoi nga strukturat qendrore dhe rajonale mbikëqyrje të shtuar dhe përkushtim maksimal, duke theksuar se policia duhet ta kryejë këtë detyrë me profesionalizëm të lartë, integritet dhe paanshmëri. Policia e Kosovës ka ritheksuar se, në bashkëpunim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, mbetet e vendosur të zbatojë detyrat dhe përgjegjësitë e saj ligjore në mënyrë transparente dhe profesionale, me synimin për të garantuar ushtrimin e lirë, të sigurt dhe demokratik të së drejtës së votës për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40