Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë nuk është në gjendje të angazhojë mision të plotë të vëzhgimit të zgjedhjeve në 4 komunat në Veri të vendit, për shkak të kohës së shkurtër. Tomas Szunyog e deklaroi një gjë të tillë, nisur nga dekreti për mbajtjen e tyre më 18 dhjetor.