Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë e pranishme në seancën konstituive që është thirrur të mërkurën. I pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje do të paraqesë propozim për kryetar të Kuvendi, Kurti i u përgjigj shkurt “Nesër e kanë thirrur seancën e Kuvendit, do të jemi aty” Kurti, në seancën konstituive më 6 dhe 8 gusht, nuk ka propozuar kryetarin e Kuvendit, meqë, sipas tij, i është dashur kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike për çështjen e presidentit.