Fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 mars do të nisë më 19 shkurt. Vendimi është marrë këtë të shtunë nga Komisioni Rregullator i KQZ-së. Kandidatët do të kenë vetëm dy javë kohë për të bindur qytetarët që t’i votojnë më 6 Mars dhe t’i zgjedhin në krye të bashkive të qyteteve të tyre deri në zgjedhjet e ardhshme. Partia Demokratike, me anë të përfaqësuesit të saj Indrit Sefa, kërkoi që fushata elektorale të niste më 7 shkurt, që kandidatët të kishin më shumë kohë, por kjo kërkesë e PD-së u rrëzua nga Komisioni Rregullator.