Top Channel/ Rama-Berisha, debat “ndërkombëtar”. komentojnë protestën dhe SPAK-un
23/12/2025 23:29

Situata politike e javëve të fundit në Shqipëri po ndiqet nga mediat ndërkombëtare, ndërsa kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës, Sali Berisha, si rrallëherë kanë pranuar të flasin njëkohësisht për të njëjtin artikull të një media të huaj si “Politico.eu”, duke e zhvendosur aty debatin. Duke iu referuar protestës së fundit “Politico” shkruan se “Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e Ramës pas akuzave për korrupsion kundër zëvendëses së tij, Belinda Balluku. Protestat e organizuara nga Partia Demokratike u shoqëruan me dhunë: katër persona u arrestuan, shtatë të tjerë u vunë nën hetim, dhe disa u plagosën” Berisha e quajti protestën të drejtë dhe të nevojshme. “Ne nuk e tolerojmë asnjë formë dhune, veçanërisht dhunën e ushtruar nga ata që janë në pushtet. Protestat kishin për qëllim të ndalonin plaçkitjen sistematike të kryer nga Edi Rama dhe ministrat e tij kundër popullit shqiptar.” Nga ana tjetër, kryeministri Rama u përpoq të ishte më i përmbajtur ndaj kundërshtarit politik dhe kritikoi në mënyrë të moderuar Spakun. “Nuk dua t’i kritikoj kundërshtarët e mi politikë, sepse ata janë thjesht bashkëqytetarë të dëshpëruar, për t’u përballur dhe trajtuar brenda jetës sonë politike. Ndërsa Spaku, është normale që të bëjë gabime. Është një institucion i porsalindur, me pushtet të pavarur, që ka bërë shumë gabime.” Berisha iu kundërpërgjigj Ramës duke e akuzuar për vjedhje zgjedhjesh dhe kërkoi largimin e tij menjëherë, duke thënë se “koha e tij ka mbaruar”.

Top Channel/ PS kërkon kompromis me PD. Reforma zgjedhore, afati skadon më 30 nëntor
12/11 15:37
Top Channel/ Berisha: Drejtoresha, Vlora bis. Kreu i PD-së sulmon emërimin e Esmeraldën e SHISH
12/11 15:35
Top Channel/ U godit me vezë në Dublin, Rama: Disa shqiptarë e ndjenë të më prisnin ashtu
12/11 14:46
Top Channel/ Nga Kushner te Samiti i NATO-s në Tiranë, çfarë tha Rama para gazetarëve në Dublin?
12/11 14:43
Top Channel/ “A jeni personi i duhur për të futur Shqipërinë në BE?” Ja si përgjigjet Rama
12/11 14:38
Top Channel/ “Ne jemi shumë të vegjël” Rama: Ndoshta jam më i gjati, por drejtoj një vend të vogël
12/11 14:13
Top Channel/ “Nuk ka ishull të shitur, është gënjeshtër nga mediat” Rama tregon ca ndodh me Sazanin
12/11 14:02
Top Channel/ “Shqipëria projektohet mikpritësja e samitit të NATO-s” Edi Rama flet në Dublin
12/11 13:49
Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28