Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur intensivisht punën parapërgatitore për zgjedhjet e 25 prillit dhe nuk ka kursyer një apel për të gjithë qytetarët. Ajo fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote të verifikojnë emrin e tyre në listën e zgjedhësve, si dhe vendndodhjen e qendrës së tyre të votimit.