Bujar Spahiu është rizgjedhur në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar mes protestave të një pjesë të myftinjëve dhe një grupi besimtarësh, që e akuzojnë atë si ‘gylenist’. Zgjedhjet në KMSH u zhvilluan këtë të shtunë, ndërkohë që një grup besimtarësh protestonin jashtë ndërtesës së Medresesë së Tiranës, ku do të përcaktohej kreu i ri i komunitetit. Në përfundim, Bujar Spahiu mori 82 vota nga 92 anëtarë të kryesisë që morën pjesë në votim. Protestuesit akuzuan drejtuesit aktualë si gylenist dhe pjesëtarë të grupit FETO, që në Turqi janë shpallur terroristë, por jo në Shqipëri.