Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka njoftuar sot për shtyrjen e datës së fillimit të vitit të ri shkollor, nga data 13 shtator që ishte planifikuar, në 27 shtator të këtij viti. Vendimi është marrë në mënyrë që të zgjatet periudha e mësimit plotësues, i cili nis në datën 1 shtator. Nëpërmjet një video-mesazhi, ministrja deklaroi se janë shqyrtuar sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit dhe në fund u mor ky vendim.