Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish drejtorëve të ARRSH-së dhe KESH-it të cikët kërkuan masë më të lehtë sigurie. Ish kreu i ARRSH Gentian Gjyli dhe ish kreu i Kesh, Erald Elezi ndodhen në masën arrest shtëpie, ndërsa Gjykata e Posaçme pranoi këtë të hënë kërkesën e SPAK për zgjatjen e afateve të paraburgimit për një periudhë tre mujore. Ish drejtorët paraqitën kërkesën pranë GJKKO me argumentin se të mërkurën përfundon afati 6 mujor i hetimeve për shkeljen në tenderin e Llogorasë.