Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Vendimi i firmosur nga kryeministri Edi Rama është marrë në mbledhjen e 22 Tetorit të Këshillit të Ministrave. Klosi zëvendëson në këtë post të rëndësishëm Delina Ibrahimajn, e cila u emërua ministre e Ekonomisë dhe Financave. Ai ka mbajtur më herët pozicionin e drejtorit të Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve.