Mungesa e Elisa Spiropalit në seancën plenare ku votohej kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, u interpretua si një akt heshtjeje, që foli më shumë se kartonat e kuq të socialistëve të pranishëm në Kuvend. Një akt që mbi të gjitha shkoi në kundërshtim me porosinë e kryetarit të grupit, Taulant Balla për prezencë të plotë në seancë. I pyetur nëse do të merren masa ndaj Spiropalit, Balla dha këtë koment. Balla: “Nuk i marr vetëm vendimet, i marr me grupin parlamentar. Që kështu do ta pyes dhe grupin parlamentar për këtë çështje”