Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku teksa ka monitoruar nga afër punën në Qendrën Operacionale të Sigurisë Kibernetike u shpreh se të gjitha proceset në Shqipëri po dixhitalizohen, ndaj sipas saj, shkalla e sigurisë kibernetike duhet të jetë shumë e lartë. Më tej ajo tha se ka pasur një shqetësim të madh për kërcënimet kibernetike në vendin tonë, por theksoi se sot “jemi në moment të mirë”, ndërsa shtoi se grupi i monitorimit punon 24 orë në 7 ditë të javës.