“Duje” e Albina Kelmendit dhe familjes së saj ka arritur që të depërtojë jo vetëm në zemrat e shqiptarëve, por ka tërhequr vëmendjen edhe të të huajve. “Teatrale dhe dramatike, kënga shqiptare mbart një mesazh të fortë për rëndësinë e familjes dhe pranimin e njerëzve që doni për atë që ata janë. Vokali mbresëlënës dhe harmonitë ballkanike ndërtohen në një kor tërheqës, me Albinën e shoqëruar në skenë nga pesë anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe babain e saj. Zëri i Albinës të prek telat e zemrës”, shkruan BBC për këngën “Duje” e cila po përfaqëson Shqipërinë në Eurovision.