Harta e re gjyqësore nuk është mirëpritur nga dhomat e avokatëve në të gjithë vendin. Së fundi, kryetari i dhomës së avokatëve në Shkodër thotë se drafti i propozuar është në shkelje të së drejtës për akses në gjykatë të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë si një element thelbësor i proçesit të rregullt ligjor, e parashikuar nga Kushtetuta dhe Gjykata e të Drejtave të Njeriut.