Është hapur me një dedikim kushtuar Ukranës, edicioni i radhës së Festivalit të Filmit të Sarajevës. Regjisori ukrainas Sergei Loznitsa u nderua me Zemrën e Nderit të Sarajevës, një çmim special për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në artin e filmit. Regjisori ukrainas hoqi një paralele midis tragjedisë së Sarajevës dhe asaj që po ndodh aktualisht në Ukrainë.