Duhet të ishte një ditë feste për mbarë Kosovën, por 16 shtatori e mbyti për së gjalli mbarë kombin shqiptarë, ku në Hagë u dënuan padrejtësisht me 81 vite burg katër ish-eprorët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Vendimi u kundërshtua nga mbarë shqiptarët. Në Prishtinë shumë njerëz marshuan drejt zyrave të Eulex. Ata tentuan të hynin në oborrin e ish-ndërtesës së Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë në shenjë proteste ndërsa u përplasën me policinë “Asnjë sen me policinë tanë nuk kemi. Ne kemi me njerëz që na përfaqësojnë politikisht dhe atë nuk na përfaqëson një parti. Të gjithë kanë gabim dhe ne duhet me thirr unitet, bashkim në veprime konkrete. Të gjitha politikat bashkë” Ndërkohë të tjerë marshuan drejt godinës qeveritare ku protestues të maskuar hodhën gurë duke thyer xhamat në shenjë revolte.