Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka kritikuar ashpër kryeministrin hungarez Viktor Orban, duke e quajtur politikën e tij kundër Ukrainës një gabim historik. Në një intervistë për mediat hungareze, Zelensky akuzoi Orbanin se po përdor propagandën dhe mesazhet anti-ukrainase për të përfituar politikisht në zgjedhjet e Hungarisë, të cilat pritet të mbahen në fillim të vitit 2026.