Ndërsa negociatat mes delegacioneve ruse dhe ukrainase për t’i dhënë fund konfliktit po vazhdojnë, presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur pakënaqësinë e tij për faktin që homologu ukrainas, Volodymyr Zelensky, ende nuk është njohur me planin e ri të propozuar për paqe. Gjatë një deklarate për mediat, Trump tha se ishte duke komunikuar si me presidentin rus Vladimir Putin, ashtu edhe me udhëheqësit e Ukrainës, por theksoi se mungesa e reagimit nga Zelensky për propozimin e tij ishte zhgënjyese.