Rusia po planifikon të nisë një luftë në Ballkan, për të larguar vëmendjen nga agresioni ushtarak mbi Ukrainën. Kështu është shprehur Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, teksa kërkon vëmendje të shtuar të ndërkombëtarëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Zelensky shprehet se për këtë ka informacione.