Në një fjalim të fortë drejtuar kombit, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka kërkuar të takohet drejtpërdrejt me presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se kjo ishte “e vetmja mënyrë për ta ndaluar këtë luftë”. Duke folur në një konferencë për shtyp, presidenti iu drejtua Putinit duke thenë se Ukraina nuk po e sulmonte Rusinë dhe nuk planifikonte ta sulmonte.