Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky pritet të zhvillojë një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë javës që vjen ku do të pritet nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden. Sipas agjencisë Bloomberg, Zelensky do të marrë pjesë në asamblenë e Kombeve të Bashkuara dhe më pas do të ketë takimin me Biden. Për herë të fundit, dy liderët u takuan personalisht në Japoni në muajin maj, gjatë punimeve të samitit të G7.