Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shprehur gatishmërinë për të zhvilluar zgjedhje të reja në vend, por vetëm nëse krijohen kushtet e nevojshme për të garantuar një proces demokratik. Ai theksoi se zgjedhjet mund të mbahen vetëm nëse dy kushte të rëndësishme plotësohen, së pari krijimi i një baze ligjore për to dhe së dyti sigurimi i sigurisë për zhvillimin e tyre. Zelensky tha se nëse këto kushte realizohen, ai do të kërkojë nga Parlamenti i Ukrainës të shqyrtojë ndryshimet e mundshme në ligj.