Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, vizitoi trupat e plagosura në spital dhe u dorëzoi madje atyre disa medalje, pavarësisht bombardimeve konstante të rusisë dhe kërcënimeve për jetën e tij. Lideri vizitoi një spital ushtarak në rajonin e Kievit të dielën, për të takuar disa nga ushtarët e tij, heronj, që janë lënduar ndërsa kanë rrezikuar jetët në vijën e parë të frontit kundër ushtrisë së Vladimir Putinit.