Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duhet t’i përgjigjet shumë pyetjeve në lidhje me korrupsionin në qeverinë e tij, i tha BBC-së ministri i tij i shkarkuar i mbrojtjes, Mykhailo Fedorov. Ky i fundit, një ministër popullor që modernizoi forcat e armatosura dhe ishte pionier i luftës me dronë, u shkarkua muajin e kaluar pasi thuhet se u parplas me kreun e forcave të armatosura të Ukrainës.