Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, do të mbërrijë sot në britaninë e madhe për tu takuar me kryeministrin Rishi Sunak dhe trupat ukrainase që po trajnohen atje – tha zyra e shefit të qeverisë britanike. Kjo është vizita e parë e tij në britaninë e madhe që kur rusia pushtoi ukrainën shkurtin e kaluar. Ai ka bërë vetëm një udhëtim tjetër jashtë vendit, që atëherë, duke shkuar në shtëpinë e bardhë dhe duke ndaluar në poloni në kthim, pak para krishtlindjes.