Top News – Zelenski, përplasje me Zaluzhnin / ’Sherr’ për Bakhmutin, çarje në zinxhirin e komandës
06/03/2023 16:36

Ka një përplasje të hapur mes presidentit ukrainas Volodimir Zelenski dhe komandantit të forcave të armatosura të vendit, gjeneralit Valeri Zaluzhni për sa i takon vendimeve që duhen marrë për Bakhmutin, qytetin e Donetskut ku prej muajsh po zhvillohen beteja të përgjakshme. Sipas të përditshmes gjermane Bild, informacione që vijnë nga disa burime të lidershipit politik ukrainas, thonë se Zaluzhni, disa javë më parë, kishte rekomanduar të merrej në konsideratë mundësia e tërheqjes nga Bakhmuti për arsye taktike. Shefi i shtetit, në anën tjetër, ka një opinion krejt të ndryshëm për Bakhmutin – thonë burimet për Bild. Qeveria ukrainase ka deklaruar se vendimi për të qëndruar në Bakhmut është ai i duhuri sepse duke sulmuar qytetin, ushtria ruse ka pësuar dëme të konsiderueshme si për sa i takon trupave ashtu edhe pajisjeve ushtarake. Ambjentet ushtarake ukrainase, pohojnë se komandanti i forcave të armatosura po punon vetëm për fitoren kundër trupave ruse dhe është i shqetësuar se si të mbrojë ushtarët e tij. Mes luftëtarëve që ndodhen në qytet, pjesa më e madhe, me gjasë mbështet pozicionin e Zaluzhnit. Një analist ushtarak ukrainas thotë për Bild se pjesa më e madhe e ushtarëve ukrainas në Bakhmut nuk kupton motivin pse qyteti vazhdon të mbahet. “Pyetja që bëjnë djemtë në Bakhmut është: Cila është strategjia? Përse duhet të mbërthehemi në llogore kur armiku na rrethon?” E përditshmja gjermane nënvizon se ka folur me dhjetëra ushtarë në Bakhmut në muajt e fundit. Opinioni i kundërt vjen nga vlerësime të kundërta: nëse trupat ukrainase do të ishin tërhequr nga bakhmuti, do të kishte luftime të ngjashme diku tjetër. Objektivi është të mos lejosh që rusët të avancojnë dhe në të njëjtën kohë tu shkaktosh atyre humbjet më të mëdha të mundshme. Një tjetër këshilltar ushtarak ka deklaruar: Në fillim Bakhmuti ishte një kurth për rusët, por tani është bërë kurth për ne...I vrasim me një raport 1 me 7, për cdo ukrainas të vrarë, vdesin shtatë rusë...kjo – thotë ai – është e vetmja arsye ushtarake për të mbajtur qytetin. Por, trupat duhej të ishin tërhequr tre javë më parë kur rusët morën Krasnaya Goran. Vendimi për të mbajtur bakhmutin ishte i mirë por tani është ekzagjeruar.

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20