Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski nuk i ka mbajtur dot lotët gjatë vizitës së tij në Bucha, ku trupat e Vladimir Putinit janë akuzuar se kanë masakruar civilët dhe i kanë hedhur ata në varre masive. Lideri ukrainas, dukshëm i prekur, ishte i rrethuar nga trupat e sigurisë ndërsa premtoi se krimet e luftës të kryera nga ushtarët rusë në vendin e tij, ishin mizoritë e fundit në evropë.