Policia në Gjermani hapi një hetim pas zbulimit të detajeve të udhëtimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Berlin, thanë autoritetet. Në një deklaratë, policia e Berlinit tha se po heton “tradhtinë dhe spiunazhin mes sekreteve shtetërore” pasi një gazetë lokale publikoi detaje “të një vizite të mundshme nga Zelenksi”. Vizitat e huaja të Zelenskyy janë organizuar në fshehtësi të madhe për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tij dhe ato nuk janë shpallur publikisht paraprakisht.