Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski vizitoi të shtunën forcat speciale ukrainase në pozicionet e avancuara të tyre, afër Bakhmutit, ndërsa Kievi po intensifikon kundërsulmin e tij. “Drejtimi i Bakhmutit, pozicionet e avancuara të forcave të operacioneve speciale”, tha zelenski në aplikacionin e mesazheve Telegram. “Jam këtu për të përgëzuar luftëtarët tanë për profesionalitetin dhe forcët e treguar”, shkruante ai. Zelenski tha se nuk ishte i lirë të zbulonte detajet e operacioneve aktuale të forcave speciale, por nënvizoi se anëtarët e tyre së fundmi kishin ndihmuar në rimarrjen e fshatit Staromaiorske nga forcat ruse në frontin jugor.