Një qen ukrainas që nuhat mina ka marrë medalje për shërbimin e tij ndaj vendit që nga pushtimi rus më 24 shtator. Patron, një terrier Jack Russell, e mori medaljen nga presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, në një ceremoni në Kiev. Qeni dy vjec e gjysmë ka meritat për ndihmën që i ka dhënë minakërkuesve në asgjësimin e më shumë se 200 mjeteve shpërthyese.