Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski i bëri thirrje administratës amerikane t'i përgjigjet sulmeve të fundit të Rusisë kundër Ukrainës dhe infrastrukturës civile të energjisë së vendit, duke thënë se Kremlini nuk e respektoi "armëpushimin energjetik" të iniciuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. "Ne presim reagimin e Amerikës ndaj sulmeve ruse. Ishte propozimi i SHBA-së që të ndalohen sulmet ndaj energjisë gjatë diplomacisë dhe motit të ashpër të dimrit", tha Zelenski në fjalimin e tij të përnatshëm, të martën në mbrëmje.