Një djalosh katër vjecar mund të ketë të ardhme në Formula One, pasi mori makinën e të ëmës për një shëtitje, në Holandë. Policia, në qytetin e Utrechtit, tha se fëmija ishte përplasur me dy makina të parkuara para se të largohej nga skena, i veshur me pizhama dhe këmbëzbathur. Kalimtarë të shqetësuar i kishin telefonuar policisë pasi e kishin parë atë të ecte vetëm në rrugë, në të ftohtë. Fatmirësisht askush nuk ëhstë lënduar në këtë aventurë, me policinë që tha në instagram se kishte zbuluar një Max Verstappen të ri.