Ilir Meta thotë se aksioni opozitar në shtator do të rikthehet me të gjitha format, por pyetjen nëse ka koordinim apo komunikim me Sali Berishën dhe Partinë Demokratike e la pa përgjigje. Kreu i Partisë së Lirisë doli këtë të hënë në një konferencë për shtyp ku foli për çmimet e banesave në Tiranë, për situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe taksat ndaj qytetarëve dhe bizneseve.