Ka ndërruar jetë në moshën 50 vjeçare gazetari italiane, Daniele Compatangelo, correspondent La7 në Shtëpinë e Bardhë i bërë i famshëm në qershor për ekskluziven e telefonatës me Donald Trump, ku Presidenti amerikan i thotë se Giorgia Meloni i ishte ulur në gjunjë për një foto. Gazetari italian u gjet pa jetë në banesën e tij në Uashington dhe nga ekspertiza parapraket dyshohet se ka pësuar një infarkt. Compatangelo publikoi më 23 qershor, pas samitit të G7-s bisedën telefonike audio me Presidentin amerikan, Donald Trump, ku shefi i Shtëpisë së Bardhë i thotë se ndjente keqardhje për Melonin dhe se ajo i ishte ulur në gjunjë për një foto me të gjatë punimeve të samitit, që u mbajt në Francë.