Së fundmi Georgina Rodriguez ka ngritur një padi ndaj një ish-kolegu të saj me të cilin kishte punuar në dyqanin e Gucci-t në Madrid para se të njihej me Ronaldon, pasi ky i fundit ka zbuluar detaje nga jeta e saj private në një intervistë. Pablo Bone, është një influencer spanjoll i cili tha në një intervistë se kishte punuar me Georginën në dyqanin e Gucci-t në Madid. Bone u shpreh se kishte punuar me të gati 2 muaj. Sipas tij, në fillim ajo ishte shumë e sjellshme, por qëndrimi i saj ndryshoi kur ajo u njoh me Ronaldon. Ai u shpreh se ajo ndryshoi pasi niveli social dhe ekonomik i partenrit të saj e bëri atë të mendonte se ishte superiore.