Ekspertët në kopshtet Kew, në Londër, bënë të ditur se kishin zbuluar të parën specie të zambakëve gjigandë të ujit që nga mesi i shekullit të 19, pasi më herët bima ishte klasifikuar në mënyrë të gabuar si një tjetër specie. Specia e re kishte qëndruar e pazbuluar në kopshtet botanike prej 177 vitesh dhe në herbariumin kombëtar të Bolivisë prej 34 vitesh. Ishte menduar më herët se ajo ishte ‘Victoria Amazonica’, një nga dy varietetet e njohura të zambakëve gjigandë të ujit që e kanë marrë emrin nga mbretëresha Viktoria në 1852.