Ibrahim Lici është një nga emrat e njohur për policinë shqiptare, I cili prej disa vitesh është në kërkim si autor I dyshuar për disa vrasje në qytetin verilindor. Së fundmi, Top News mëson se Policia e Shtetit po kryen një aksion të përbashkët me homologët turk, për kapjen e këtij shtetasi. Ibrahim Lici dyshohet se fshihet në shtetit turk, për të cilin është marrë informacion në rrugë operative nga Interpol Tirana, prandaj dhe është iniciuar një operacion i përbashkët mes dy policive. I riu nga Shkodra është në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, ngjarje e ndodhur në maj 2021.