Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga pamjet e brendshme dhe të jashtme të Piramisës së Tiranës, e cila do të kthehet në qëndrën më të madhe për të rinjtë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shkruan se Piramida e Rilindur, do jetë streha më e madhe në rajon e të rinjve që i përkushtohen teknologjisë digjitale.